Grafx Studio
EN +383 44 490 580

Nga ideja te realizimi.

Reklama ndriçuese, shkronja 3D, totema, brendim automjetesh, stenda dhe konstruksione për evente. I dizajnojmë, i punojmë dhe i montojmë vetë.

Çka punojmë

Prej një shkronje të vetme deri te brendimi i tërë objektit.

Disa nga punët tona

Dyqane, klinika, hotele, banka, institucione dhe festivale. Kemi punuar në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut dhe në Zvicër.

Të gjitha punët
Mbishkrimi Sunny Hill Festival, i ndriçuar natën, me reflektim në tokë.
Sunny Hill Festival Shkronja të mëdha me dritë
Totem i lartë ONIX në perëndim dielli, para një objekti tregtar.
ONIX Totem
Dorë që pastron shkronjat e arta nga inoxi në një mur mermeri.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës Logo nga inoxi
Shportë e kuqe gjigante me tavolina dhe jastëkë brenda, në hapësirë të hapur.
Interex Shportë gjigante
Logo e madhe këndore nga inoxi me shirita drite, mbi mur me lamele.
PRO Real Estate Inox dhe plexiglas, me dritë nga prapa
Furgon i bardhë i brenduar me të zeza, të kuqe dhe të verdha për YATO.
YATO Brendim me folje 3M
Objekt natën me reklamën e ndriçuar Bau Holding në krye.
Bau Holding Reklamë 3D me plexiglas dhe LED
Kornizë e madhe ndriçuese me fëmijë në rroba shumëngjyrëshe.
Okaidi Kornizë ndriçuese me Barrisol, print UV

Nga ideja te montimi

  1. Ideja

    Na tregoni çka keni në mend dhe ku do ta vendosni.

  2. Dizajni

    E bëjmë dizajnin, i caktojmë masat dhe e zgjedhim materialin.

  3. Prodhimi

    E printojmë, e presim, e saldojmë dhe ia vendosim dritat vetë, në punëtorinë tonë.

  4. Montimi

    Ekipi ynë e sjell dhe e monton te ju, edhe në lartësi.

Materialet

Disa nga materialet që i përdorim. Zgjidhni njërin dhe shiheni nga afër.

Inox Argjend, ari, ari i brushuar, rose gold
Logo nga inoxi me mbishkrimin Luxury Hair Clinic në mur të bardhë.
E kemi përdorur te Luxury Hair Clinic, Hotel Trofta, Gjykata Kushtetuese
Metal i prerë me laser Inox, alumin, hekur, mesing, deri 16 mm
Fiber laseri duke prerë rrathë në një pllakë metali.
E presim vetë Me fiber laser 1.5 kW
Plexiglas 10 mm dhe 20 mm, edhe me print UV
Reklamë e rrumbullakët e zezë me mbishkrimin Milky.
E kemi përdorur te Milky, Bora Dental, PRO Real Estate
Dritë LED Neutrale 3500K, e ftohtë 6500K, amber
Shkronja të bardha të ndriçuara Modium me kornizë drite, natën.
E kemi përdorur te Modium, Bau Holding, Würth
Alubond Fasada dhe reklama
Fasadë gri e sallonit Autotrade Toyota.
E kemi përdorur te Autotrade Toyota, Milky
Myshk Mure me shkronja dhe logo
Logo e bardhë KEDS mbi një mur me myshk të gjelbër.
E kemi përdorur te KEDS, 2U Healthy Food, Organic
Folje 3M Vetura, furgonë, kamionë
Furgon i bardhë i brenduar me të zeza, të kuqe dhe të verdha për YATO.
E kemi përdorur te YATO
Barrisol Korniza ndriçuese me print UV
Kornizë e madhe ndriçuese me fëmijë në rroba shumëngjyrëshe.
E kemi përdorur te Okaidi
Dru Trofe dhe gdhendje
Rreshta çmimesh nga druri me shenjën e BE-së.
E kemi përdorur te Bashkimi Evropian në Kosovë

Punojmë edhe me pasqyrë, forex 20 mm, MDF dhe hekur të galvanizuar.

Punëtoria

Këtu dizajnojmë, printojmë, presim dhe saldojmë. Prej këtu del edhe ekipi i montimit.

Jemi në Prishtinë dhe punojmë kryesisht me biznese, prej dyqaneve të vogla deri te markat ndërkombëtare nëpër qendra tregtare.

Salla e punëtorisë me shtylla betoni, tavolina prerjeje dhe rafte materialesh.
Printer i madh duke printuar folje të gjatë.
Punëtor duke montuar shkronja të bardha në tavolinë.

Me çka punojmë

Fiber laser 1.5 kW
Prerje inoxi, alumini, hekuri dhe mesingu deri në 16 mm
Mimaki UJF-7151plus
Print UV
Mimaki TX300P-1800
Print në tekstil
iECHO TK3S
Prerje digjitale
Kamioni me vinç
Montim në lartësi

Keni një ide? Na thirrni.

Ose na shkruani ku të keni më lehtë.

Kërkoni ofertë

Ku jemi
Rr. Mirjane Dragovic 169
10510 Graçanicë, Prishtinë
Hapeni në Google Maps
Orari
Nga e hëna deri të premten, 08:00–17:00
Të shtunën dhe të dielën nuk punojmë
Thirrni Shkruani