Kushtet e Dërgimit
Në RedFlower synojmë që çdo porosi të arrijë në kohë dhe në gjendje të përsosur. Më poshtë gjeni informacionet kryesore rreth mënyrës se si funksionon dërgesa jonë.
1. Dërgesa brenda Prishtinës
Të gjitha porositë e bëra deri në orën 15:00 dorëzohen të njëjtën ditë. Porositë e bëra pas kësaj ore do të përpunohen dhe dorëzohen ditën pasuese.
2. Dërgesa jashtë Prishtinës
Për qytetet jashtë Prishtinës, porositë duhet të bëhen të paktën një ditë përpara datës së dëshiruar të dorëzimit, në mënyrë që të kemi kohë të mjaftueshme për përgatitjen dhe transportin e buqetës.
3. Dërgesa në datë specifike
Nëse keni nevojë që porosia të dorëzohet në një datë të caktuar (p.sh. ditëlindje, përvjetor, ose ndonjë rast tjetër i veçantë), ju lutemi na kontaktoni pas kryerjes së porosisë duke na dërguar numrin e porosisë (order number). Ne do ta planifikojmë dorëzimin saktësisht në ditën që keni kërkuar.
4. Na Kontaktoni
Për çdo pyetje rreth dërgesës suaj, na shkruani ose na telefononi:
Telefon: +383 49 418 644
Email: [email protected]
Adresa: Prishtinë, Kosovë
